Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 7 si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë prej të paktën dy ditësh. Situata më e rëndë vijon të jetë në Toskanë, teksa në gjendje gatishmërie janë dhe 5 rajone të tjera, ku impakti i stuhisë Ciaran ka qenë disi më i ulët.
Mbremë ka vijuar evakuimin i personave në vështirësi në Montale, Montemurlo e Prato, ndërsa 1200 vetë janë larguar nga shtëpitë
Presidenti i rajonit të Toskanës, Eugenio Giani raporton se dëmet mund të arrijnë deri në 300 milionë euro si pasojë e përmbytjeve, në një kohë që shumë familje janë ende pa energji, një pjesë e madhe e të cilave për motive sigurie.
Autoritetet i tremben idesë që disa lumenj mund të dalin nga shtrati për të përkeqësuar më tej situatën dhe për këtë arsye kanë njoftuar banorët që të qëndrojnë në katet e larta të banesave të tyre.