Garda nuk ka lejuar që të futen në Kryesinë e Kuvendit 8 deputetët e Rithemelimit që janë përjashtuar. Bardhi në një deklaratë për mediat tha se Grada nuk po i lejon të zhvillojnë mbledhjen e Grupit, që sipas tij janë në shkelje të detyrës pasi ata janë përjashtuar vetëm nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisionit.

Aq punonjës garde nuk i çohen bandave më të rrezikshme kriminale. I kanë vënë përballe deputetëve të opozitës. Kjo është fytyra e regjimit të Ramës. Nuk ka patur mbledhje të Byrosë së Kuvendit, mund ta kenë bërë tek vila e Nikollës blerë me paratë e korrupsionit edhe në kushtet e shpërdorimit të detyrës. Si ajo ka zyrë të shtetit në kryesi dhe unë dhe çdo deputet kemi zyrat në kryesi. S’po lejohemi të aksesojmë zyrat tona. Masa disiplinore që na është marrë është përjashtimi nga komisionet, por jo të na përjashtojnë nga mbledhjet e grupit.