Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në fjalimin e tij në Konferencën e Ambasadorëve të BE-së, tha se nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin, pa një strategji politike dhe se askush nuk do të fitojë një betejë kundër terrorizmit.
“Nuk ka zgjidhje ushtarake për konfliktin, pa një strategji politike, askush nuk do të fitojë një betejë kundër terrorizmit. Edhe nëse Hamasi zhduket në Gaza, nuk do ta zgjidhë problemin e Gazës. Për të mos përmendur Bregun Perëndimor. Reagime të tepruara janë gjithmonë e kuptueshme, por kurrë efektive”, tha Borrell.