Garda nuk lejon të hyjnë në kuvend deputetët e Rithemelimit të përjashtuar për shkak të kaosit që kanë krijuar në seanca parlamentare të mëparshme.
Deputetët e Rithemelit të cilët janë përjashtuar nga Kuvendi nuk po lejohen të hyjnë në kuvend.
Prandaj Flamur Noka kaloi kangjellat hyn në kryesinë e Kvuendit. Korreshi tentoi por nuk mundi.
Siç ishte paralajmëruar socialistët kanë nisur zbatimin e planit B me mbledhje online të komisioneve.
Komisioni i Ekonomisë nisi në orën 10:00 mbledhjen online duke vijuar diskutimin përmes platformës Zoom.
Sorina Kote: Ajo që po na shqetëson sot është zhvillimi i mbledhjeve online. Unë aktualisht ndodhem në sallën e Komisionit të Ekonomisë bashkë me zonjën Koliqi dhe zotin Gjini. Mirë do të ishte të ishim në sallën e komisionit.
Sikur ka shpërthyer luftë. Nuk është etike dhe as e hijshme që pr/buxheti të diskutohet online, kur pjesa më e madhe e kolegëve janë brenda ambienteve të kuvendit.
Eduard Shalsi: Çfarë bëtë ju dje. Nuk ishit ju por kolegët e tu që bllokuat derën. Do të bllokoni derën apo komisione normale. Jeni gati të lini ‘nongratat’ të mos ju marrë peng. Ky është problem që kini.
Të premten, e 3 nentorit u përjashtuan me 10 ditë Ervin Salianji që ndezi tymuese rozë e mavi në seancë plenare, Petrit Doda dhe Edmond Spaho, ndërsa pas seancës me përplasje fizike të 30 tetorit u përjashtuan kreu i grupit Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edi Paloka, Flamur Noka, Albana Vokshi.
Përjashtimeve u ka shpëtuar Sali Berisha, të cilin Gjykata e ka thirrur sot për t’u paraqitur për shkak të dosjes së ish kompleksit “Partizani”.
Grupi i Rithemelimit, që mbështet Sali Berishën dhe mbështetësit e Gazment Bardhit janë shprehur të vendosur se do të vijojnë kaosin derisa të përmbushen kërkesat e tyre mos-përfshirjen e PS në punët e brendshme të grupit të deputetëve të PD, zëvendësimin e anëtarëve dhe bashkë-kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.