GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bërë nga Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për shuarje të masave të sigurisë të marra ndaj tyre për aferën ‘Partizani’.
Në dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi i masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit u është dhënë sot, gjë që sipas tij përbën shkelje.
“Vendimi i zbardhur na u dha sot. Vendimet janë të padepozituara në sekretarinë e gjykatës. Ne e konsiderojmë të paekzekutuar atë vendim sepse këta po i qëndrojnë shkeljes. Të dyja kërkesat janë rrëzuar, edhe ajo për Jamarbrin”- tha Gjokutaj.
Sot në GJKKO ishin caktuar dy seanca të veçanta për vlerësimin e kërkesave të dorëzuara nga avokatët e Sali Berishës po dhe të Jamarbër Malltezit. E para në orën 10:30 dhe e dyta në 13:30.
Fillimisht u shty seanca për shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Sali Berishës për shuarjen e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Shkak u bë kërkesa e avokatëve mbrojtjës të cilët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me pretendimin se ka konflikt interesi.
Sipas avokatëve Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj gjyqtarja nuk ka zbardhur vendimin dhe ka konflikt interesi pasi Irena Gjoka është shkarkuar nga Berisha në 1996 kur ka qenë kryetar i KLD-së.
Ndërkohë u shty dhe seanca e orës 13:30 ku ishte parashikuar shqyrtimi i kërkesës së avokatëve mbrotjës të Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masës së sigurisë. pasi dorëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me arsyetimin se ka vonuar zbardhjen e vendimit për të.
Seanca ku do të shqyrtohej kërkesa e palës mbrojtëse të Berishës për përjashtimin e gjyqtares u mbajt në orën 15:30 dhe GJKKO urdhëroi rrëzimin e kërkesës.
Paralelisht në GJKKO u shqyrtua nga një gjyqtare tjetër kërkesa e Malltezit, për përjashtimin e Irena Gjokës por dhe ketu u refuzua..
GJKKO ka vendosur që fillimisht të trajtohet kërkesa e Malltezit dhe më pas ajo e shuarjes së masës së sigurisë “arrest me burg”.
Ndërkohë Sali Berisha në një konferencë për median akuzoi prokurorët e dosjes Arben Kraja dhe Enekeleda Millonai se ishin në konflikt të hapur interesi dhe se po hakmerren ndaj tij.