Në Gjirokastër, vetëm gjatë vitit 2023, janë evidentuar 42 vepra penale të lidhura me krimet mjedisore. Një nga qytetet me një sërë vlerash natyrore dhe mjedisore, parqe të mbrojtura, kohët e fundit kanë re pre e dashakeqëve.

Mes tyre përfshihen shkatërrimi i pronës me zjarr, ndërtime të paligjshme, shpërdorimi i tokës, etj, raste të evidentuara në bashkitë e Gjirokastrës, Libohovës dhe Dropullit.

“Përsa i përket territorit që mbulon Komisariati i Policisë Gjirokastër ka specifikë në lidhje me veprat penale të krimeve mjedisore sepse kemi në territor zona të mbrojtura, pyje si dhe zona muzeale, e cila mbrohet nga UNESCO, për realizimin e detyrave përsa i përket këtyre tendencave nga Komisariati i Policisë Gjirokastër është bashkëpunuar edhe me institucionet  të tjera”

Prioritet nga strukturat ligj zbatuese në bashkëpunim me aktorë të tjerë, shoqërinë civile dhe komunitetin po i kushtohet mbrojtjes së vlerave natyrore dhe muzeale të Gjirokastrës në shërbim të zhvillimit të turizmit, si një sektor fitimprurës për ekonominë lokale.

Autoritet thone se “eshtë bashkëpunuar dhe vijon bashkëpunimi me të gjithë operatorët turistikë përsa i përket këtij territori, kemi gjetur mirëkuptimin e tyre, Gjirokastra është kthyer  në atraksion turistik, vitet e fundit  kemi patur një sezon turistik të suksesshëm, të mirë menaxhuar nga ana e punonjësve të policisë por jo vetëm pasi në bashkëpunim me të gjithë aktorët dhe faktorët”,-Elvis Peza, shef i komisariatit të Gjirokastrës.

Rëndësi për parandalimin e krimeve mjedisore po i kushtohet dhe sensibilizimit të opinionit publik për domosdoshmërinë e mbrojtjes së mjedisit si vlera natyrore dhe turistike. Duhen update-uar edhe protokollet.