Deputetët e grupit të Sali Berishës kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve, praktikë që po e ndjekin prej më shumë se një jave. Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët e Rithemelimit, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën.
Për pasojë Etilda Gjonaj e kaloi mbledhjen e komisionit online.
Por pas mbylljes së mbledhjes, janë shënuar edhe përplasje fizike dhe fyerje të ashpra mes deputetëve demokratë Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula. Ky i fundit gjatë përplasjes verbale me Çollakun e ka goditur me dosje duke e kërcënuar me fjalët ‘ta pres fytin’.
Nga ana tjetër Çollaku e ka paralajmëruar se do ta depozitojë kallëzim penal ndaj tij. Është dashur ndërhyrja e garditësve për të shuar përplasjen fizike mes deputetëve.