Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg ish-Sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.

Togat e zeza vendosën 4 vite burg për Duron. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi konvertohet në 2 vite e 8 muaj burg.

Po ashtu, është vendosur edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK-ut që kërkoi 4 vite burg për akuzën e korrupsionit ndaj Joana Duros.

Gjithashtu mesohet se  me nga 1 vit burg janë dënuar edhe Laura Shteto, Vladimir Topi dhe Silvi Shehi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tyre konvertohet në 8 muaj.

Sipas Prokurorisë së Posaçme ish-Sekretarja e Përgjithshme u korruptua nga administratori i kompanisë “Dricons”, Vladimir Topi me 330 mijë lekë në këmbim të fitimit të një tenderi me vlerë 800 mijë Lekë. Silvi Shehi ishte inxhinier i kompanisë ndërsa Laura Shteto, vartëse e Duros.

SPAK thotë se vlerat monetare iu dorëzuan Duros nga vartësia e saj Laura Shteto dhe u sekuestruan gjatë arrestimit në zyrën e saj.