Kristjan Asllani tremb trajnerin Sylvinho në prag të dy përballjeve vendimtare drejt Euro2024. Mesfushori i kombëtares kuqezi mungoi për arsyeje dëmtimi në fitoren që Interi mori në kampionat 2-0 ndaj Frosinone për të ngritur kështu alarmin. Sipas mediave italiane, 21-vjeçari ka pësuar një tendosje të lehtë në kofshën e djathtë çka e la jashtë skuadrës zikaltër. Në dilemë mbetet prezenca në kombëtaren shqiptare, duke shtuar kështu dhimbjet e kokës për Sylvinhon.

Asllani shikoi spektakël në fitoren e Interit ndaj Frosinone, në radhët e të cilëve u aktivizua sulmuesi i kombëtares, Marvin Çuni. Federico Dimarko zhbllokoi takimin me një perlë të jashtëzakonshëm. Lojtari i krahut lëshoi një silurë të vërtetë nga mesi i fushës, rreth 60 metra për të kapur në befasi portierin kundërshtar dhe u bërë mbrojtësi i dytë në 5 kampionatet kryesore të Europës që shënon dhe asiston të paktën dy herë në katër sezonet e fundit. Ekzekutim perfekt, por që ka hapur debat nga mënyra e realizimit. Për të shuar dyshimet se gjithçka ndodhi papritur mendoi vetë mbrojtësi zikaltër.

“Në fillim pashë Dumfrajs, pastaj pashë portierin jashtë portës, duke goditur. Shyqyr shkoi në rrjetë, përndryshe do të kisha marrë shumë ofendime që as nuk i kisha imagjinuar. Është një nga golat më të bukur të shënuar nga unë.”

Për të konsoliruar fitoren e Interit mendoi sërish Hakan Çahanollu. Mesfushori u tregua i saktë nga penalltia, për të qënë ai që shënon më shumë në Ligat kryesore të kontinentit, 5 deri më tani dhe 9 në total me fanellën zikaltër. Fitorja e katërt radhazi në kampionat për Interin që rimerr kreun e Serie A, për të lënë pas Juventusin. Pas 12 javësh, skuadra e Simone Inzaghi numëron 31 pikë.