Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë.
Procedimi penal filloi pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.
Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.