Shqiptarja Mira Murati do të jetë drejtore e ekzekutive e kompanisë Open AI pasi bordi ekzekutiv shkarkoi bashkëthemeluesin dhe njëkohësisht drejtorin ekzekutiv Sam Altman, pasi nga një proces shqyrtimi u zbulua se nuk është treguar gjithnjë i sinqertë në komunikimin me bordin.
“Është nder dhe përulje për mua të marr drejtimin e lidershipit pas largimit të Sam Atlman’ shkruajti Murati në një reagim për Bloomberg.
Deri dje drejtuesja teknologjike e kompanisë OpenAI, Mira Murati do të marrë përsipër detyrën e drejtueses ekzekutive të përkohshme, ndërkohë që kompania do të fillojë procesin e gjetjes së një drejtuesi të përhershëm.
Të premten (17 nëntor 2023) bordi i Open AI deklaroi se Murati tha se ka qenë në skuadrën e lidershipit për 5 vite.
“OpenAI u strukturua qëllimisht për të çuar përpara misionin tonë: për të siguruar që nga inteligjenca e përgjithshme artificiale të përfitojë mbarë njerëzimin. Bordi mbetet plotësisht i përkushtuar për t’i shërbyer këtij misioni. Ne jemi mirënjohës për kontributet e shumta të Sam në themelimin dhe rritjen e OpenAI. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se lidershipi i ri është i nevojshëm ndërsa ecim përpara. Si drejtuese e funksioneve të kërkimit, produktit dhe sigurisë në kompani, Mira është jashtëzakonisht e kualifikuar për të qenë në rolin e CEO-së së përkohshme. Ne kemi besimin maksimal në aftësinë e saj për të udhëhequr OpenAI gjatë kësaj periudhe tranzicioni” thuhet në një deklaratë të bordit të 17 nëntorit 2023.
Një raport i ‘Investor Times’ vlerëson se pasuria e saj kap vlerën e 5 milionë dollarëve në 2023.
Ka lindur në 1988 në Shqipëri. Pasi kreu studimet me rezultate të shkëlqyera shkoi në SHBA ku vijoi edukimin pasuniversitar në fushën e inxhinierisë
35-vjeçarja shqiptaro-amerikane nga San Fancisko ka punuar si menaxhere e lartë në prodhimin e Model X në Tesla të Elon Musk midis 2013 dhe 2016. Ka udhëhequr zhvillimin e projekteve të prodhimit të automjeteve të Tesla Motors, duke përfshirë modelin X, si dhe nisma revolucionare të industrisë ajore. Ka mbikqyrur dhe skuadrat e inxhinierisë dhe prodhimit të Leap Motion.
Ajo i u bashkua OpenAL në vitin 2018 si Shefe e Teknologjisë në këtë kompani që ka krijuar modelin revolucionar ChatGPT dhe Dall-E. Për 5 vite ka qenë në skuadrën e lidershipit të kësaj kompanie.