Burime bëjnë me dije se akuzat janë nga pastrim parash, grup i strukturuar kriminale, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit të krimit.
Raportohet se akuzat për 11 te dyshuarit janë: pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit. Të njëjtat burime thanë për lapsi.al se është lëshuar një urdhër arresti edhe për shefin e krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedan Gjoni. Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale. Një prej tyre është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.
Gjithashtu një masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018-ën në ish-bllok ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Martinajt, Fabjan Gaxha nga ish-komandoja Merviol Bilo.