Ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani, shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe oficerja e kufirit Jonida Babameto të arrestuar për trafik droge e grup kriminal do të jenë nesër në gjykatë

Mësohet se seanca do të mbahet nesër ora 09:30.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.11.2023 ka paraqitur përpara Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim Erzen Breçani, ish-zv/drejtori i Sigurisë në Policinë e Tiranës, Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi (Gërmizi), emër i njohur i botës së krimit në Kukës dhe Besmir Murati. Bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale seanca gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës dhe marrjen në pyetje do të zhvillohet në datë 23 nentor 2023 ora 09:30” thuhet në njoftim.

Zbërthimi i aplikacionit SKY ECC çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, si dhe në ngjarje kriminale të ndodhura në Shqipëri pjesë e së cilës dyshohen se janë zyrtarë të policisë dhe ish zyrtarë.