Adoleshentet e aksidentuar mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Stjar – Bajkaj, sipas bluzave të bardha të spitalit Sarandë janë nisur per mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Frenki Hamiti, 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate. 14 vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë, është transportuar mëngjesin e së mërkurës me helikopter drejt Spitalit të Traumës.
Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfunduan në përrua.
Mësoher se babai i një prej të miturve është shoqëruar në polici si pronar i mjetit.