Moti i keq me shira të dendura ka përfshirë ditën e sotme jugun e vendit.

Është bërë normale tashmë që si rezultat i reshjeve intensive në Sarandë dhe Ksamil të ketë përmbytje dhe konkretisht disa biznese janë përmbytur duke pësuar dëme të shumta materiale.

Pasojat e ndërtimeve pa kriter dhe dëmtimi i kanalizimeve jep këto rezultate.

Prej 2 ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu kryesisht në jug dhe në veri të vendit, ndërkohë që në fundjavë pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.