Probabiliteti që Shqipëria të fitojë Europianin është pothuajse zero. Ëndrrat janë falas, gjithçka është e mundur, por sipas kompanive të basteve, kuqezinjtë janë të fundit sa i takon mundësive për të “rrëmbyer” trofeun e Euro 2024.
Nëse vendosni të harxhoni 1 euro nga xhepi juaj dhe luani suksesin e kombëtares Shqiptare në Europian, ju do të fitoni plot 400 euro. Një koeficient tepër i lart, që tregon se shanset janë tejet të vogla.
Sa i takon ekipit më të kuotuar, më favoritët janë Franca dhe Anglia, me 5 koeficient. Një arritje te trofeu e vendit organizator, pra Gjermania, vlerësohet me koeficientin 5.
Me interes të madh pritet të shihet shorti i datës 2 dhjetor, ku përfaqësuesja jonë do të mësojë kundërshtarët, me të cilët do përballet në Gjermani.