Tetë persona, mes të cilëve një shqiptar, janë arrestuar nga policia spanjolle në portin e Valencias ku u kapën 600 kilogramë kokainë. Droga ishte fshehur në një kontejner të ardhur nga shteti i Perusë në Amerikën e Jugut.

Mësohet se shqiptari ka pasur rolin e ndërmjetësit mes grupeve që jepte direktivat mbi mbërritjen e ngarkesës së kokainës dhe pagesën e bërë.

Arrestimi i 8 anëtarëve të grupit kriminal, është bërë në momentin që këta të fundit kanë kanë qenë duke shkarkuar drogën nga kontejneri dhe duke e hipur mbi furgon nga ku më pas do të bëhej shpërndarja e kokainës për në destinacionet e tjera