Si të vetmen rrugë për të mundur kundërshtarin e tyre politik të vegjlit e opozitës shohin bashkimin, ndaj dhe kanë propozuar ngritjen e një federate me përfshirjen e të gjithë aktorëve dhe faktorëve brenda e jashtë parlamentit nga radhët e tyre.
“Të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e çmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe anti-kushtetutshmërinë; Federata koordinohet nga një grup koordinator deputetësh, që pranohen nga faktorët politikë të opozitës”, tha Fatmir Mediu.
Përjashtim për ta nuk bëjnë as Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
“Edhe Basha edhe Berisha i kanë dëgjuar propozimet tona. T’i thërrasin arsyes sepse opozita në këtë gjendje, e shpërbërë e ka shumë të vështirë ta mundë këtë mazhorancë”, u shpreh Agron Duka.
Por a është i gatshëm që kësaj ftese t’i përgjigjet edhe Lulzim Basha?
“Te gatshëm më të gjithë, por jo me Berishën”.
Edhe Sali Berisha e sheh pozitive nismën, por thotë se nuk mund jetë pjesë e së njëjtës tryezë me Bashën.
“Ju e dini që nuk ka dallim Basha-Balla, Balla-Basha. Njërit i them Brava, tjetrit i them Bego. Ata në substancë janë një. Nuk mund të ndodhë kurrë që kjo parti të shkrihet me Ballat dhe me Bravat.
Federata e opozitës e propozuar nga partitë e vogla parashikon koordinimin nga një grup koordinator deputetësh, që pranohen nga të gjithë faktorët politikë.