Digjet një banesë në Permet. Nje zjarr i shkaktuar nga dy të pastrehë që kishin gjetur të pabanuar këtë shtëpi në katin e parë, bëri që të marrë flakë e gjithë shtëpia. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bajame” dhe gati 500 metra larg repartit zjarrfikës.

Pasi vunë alarmin qytetarët e rastit, zjarrfikësja ka ardhur menjëherë dhe ka bërë të mundur shuarjen e asaj çfarë kish mbetur pa u djegur.

Të gjitha objektet që ishin brenda u dogjën ndërkohë që të pastrehët të cilët sipas burimeve vuajnë nga shëndeti mendor, u larguan në drejtim të paditur.

Banesa kishte kohë që ishte e pabanueshme nga të zotët për shkak të kontestimit të pronësisë së saj.