Pasi vjeshta na përkëdheli me temperatura më të ngrohta se vitet e tjera tashmë kemi hyrë zyrtarisht në dimër. Mëngjesi i sotëm (27 nentor 2023) ka regjistruar temperaturat më të ulëta. Në Tiranë sot në mëngjes u shënua -1 gradë Celcius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 10 gradë na informoi meteorologia nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak Anira Gjoni .Dita e sotme me diell por me temperatura të ulëta pritet ti lërë radhën reshjeve

“Nesër rikthehen reshjet në formën e shiut dhe të borës. Nga dita e nesërme e përgjatë javës do të jetë rritje graduale e temperaturave në vlera minimale 9 –8 gradë celcius. Të martën dhe të mërkurën Tirana do të ketë reshje shiu ndërsa në lartesite e maleve do te kete debore.

Ndërkohë të enjten reshjet do të jenë më të dobëta ndërsa të premten pritet të ketë sërish diell, për ti lënë radhën reshjeve të shiut në fundjavë.

Shkodra do të karakterizohet nga reshje intensive shiu që do të krijojnë dhe probleme me përmbytje urbane si dhe fryrjen e përrejve që vijnë nga mali.

Muaji tetor dhe nëntori që për pak ditë lëmë pas ka shënuar temperatura rekord të ngrohta, ndryshe nga vitet e tjera kur nëntori karakterizohet nga reshje të dendura shiu por dhe në formën e borës.