Reshjet e shiut që kanë shoqëruar javët e fundit kanë bërë që situate hidrike në kaskadën e Drinit jo vetëm të arrijë nivelet optimale për të përmbushur nevojat e brendshme por edhe të nxjerrë Korporatën Elektroenergjetike në treg të lirë për të shitur tepricat e prodhuara.

Kështu sipas rezultateve paraprake tenderuese të KESH, vetëm gjatë fundjavës, ka shitur rreth 17 mijë megavat energji, për një çmim mesatar prej 117.35 Euro/MWh, me vlerë totale prej 1.97 milionë Euro.

Nga ana tjetër, dhjetëra shitje janë bërë gjatë muajit Nëntor, me një vlerë totale të arkëtuar prej 8 milionë Euro. Edhe gjatë Pranverës, kur reshjet në vend ishin prezente, KESH eksportoi vazhdimisht energji, duke mbledhur vetëm për këtë vit rreth 50 milionë Euro.

Një vit më parë, kur nisi lufta Rusi-Ukrainë, bursa e energjisë ishte e para që u prek. Gjatë muajve të Verës kosto për një megavat kaloi vlerën e 500 Eurove.

Me qëllim reduktimin e ekspozimit të këtyre rreziqeve, Shqipëria po tenton të rrisë prodhimin e energjisë nga burime alternative si dielli dhe era, por mbetet ende në hapat e para dhe tërësisht e varur nga burimet hidrike.