Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, pas takimit me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, bëri një deklaratë ku premtoi se do të eliminojë militantët e Hamasit.

Lideri izraelit u shpreh se Hamsi është po i njëjti, duke shtuar se janë po ata që kryen masakrën më 7 tetor. Ndër të tjera Netanyahu tha se asgjë nuk mund t’i ndalojë ata.

“Sapo përfundova një takim me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, pak pasi vrasësit e Hamasit vranë izraelitët këtu në Jerusalem, dhe i thashë: Ky është i njëjti Hamas. Ky është ai që kreu masakrën e tmerrshme më 7 tetor, i njëjti që përpiqet të na vrasë kudo. U betova që të eliminojmë Hamasin. Asgjë nuk do të na ndalojë”, u shpreh ai.

Netanyahu shtoi se do të vazhdojnë luftën derisa të arrijnë qëllimet e tyre, gjithmonë në tentativat për të zhdukur militantët e Hamasit.

“Ne do të vazhdojmë këtë luftë derisa të arrijmë tre qëllimet, të lirojmë të gjithë pengjet tanë, të eliminojmë plotësisht Hamasin dhe të sigurojmë që Gaza të mos përballet më kurrë me një kërcënim të tillë”, tha kryeministri izraelit.

Antony Blinken, gjatë takimit me Netanyahun, pretendoi se ka shpenzuar kohë duke i bërë thirrje Izraelit që të garantojë sigurinë e qytetarëve në Gazën jugore.