Rënia e EURO-s ka prekur një rekord të ri perballe lekut. Kursi i këmbimit ka hyre në momentin kur efekti turistik është më i fortë se kurrë, për shkak të numrit te larte te turisteve qe vizitojnë vendin tonë.
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 101.17 lekë duke humbur 0.75 pikë krahasuar me një ditë më parë.
Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 25 korrik të këtij viti. Tashmë, kursi ndodhet shumë pranë nivelit minimal historik prej 100.49 lekësh, që u regjistrua në 20 korrik të këtij viti.
Leku vazhdoi të forcohej edhe kundrejt valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ra më tej në vlerën e 92.89 lekëve, niveli më i ulët që prej datës 2 gusht. Kurse Paundi Britanik u këmbye me 117.42 lekë.