Grupi i Sali Berishës dhe i Bardhit përsëriti skenarin e kaosit edhe në seancën e sotme e cila nuk zgjati më shumë se 14 minuta. Ndonëse ishte planifikuar një seancë ku do të diskutoheshin problematikat që shqetësojnë qytetarët, deputetët e opozitës nuk hoqën dorë nga kaosi dhe rrëmuja.
Flamur Noka, një nga mbështetësit e fortë të Sali Berishës – i cili refuzoi edhe sot të paraqitet në SPAK siç e urdhëron gjykata – ndezi tymuese me qëllim që të bllokonin vijimin e një seance normale plenare.Ndërsa foltorja ishte bllokuar sërish me karriget pirg. Gjithashtu në një moment tentuan të pengojnë fizikisht deputetët socialistë të mbajnë fjalën e tyre
Në një moment u tentua të hidhej një flakadan në drejtim të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Iu vu flaka dhe disa letrave. Gardistët ndërhynë për të mos agravuar situatën dhe në disa momente pati përplasje mes tyre dhe deputetëve.
Kryetarja e Kuvendit përjashtoi deputetin Flamur Noka.
Deputetët socialistë Petro Koçi dhe Vullnet Sina mbajtën fjalën mes tymueseve e deputetët demokratë përplasni duart mbi tavolinë.
Edhe deputetja Elda Hoti ndezi tymuese.
Deputetët e Rithemelimit u shfaqën në seancë 1 orë para nisjes dhe u përplasën me Gardën e cilia ushtroi kontrolle në derë që të mos hynin tymuese, por duket që nuk ia doli.
Një moment pati tension mes Flamur Nokës, pasi nuk u lejuar të futej pasi sipas Gradës kishte flakadanë.
Deputeti i Rithemelimit tërhoqi njërin prej gardistëve me forcë dhe e ofendoi.
Noka-Gardistit: Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pirdhu, do më tregosh ti mua.
Bardhi: Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë.
Në seancën e sotme Kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm, as kryetari i PD-së Lulzim Basha i cili ndodhet në një tur në SHBA.
Të enjten është caktuar seanca e votimti të pr/buxhetit nen për nen ndërkohë grupi i Berishës ka paralajmëruar se do vijojë skenarin e kaosit.
Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi e cila pretendon se maxhoranca kërkon të asgjësojë opozitën dhe kërkon plotësimin e 3 kërkesave mes tyre ngritjen e komisioneve hetimore. Nga ana tjetër PS ka propozuar ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore. Drafti i propozuar nga PS ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve.