Qeveria ka miratuar projektin për amnistinë i cili ka kaluar në Kuvend. Kështu bëri me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

I pyetur në lidhje me marrëveshjen me Italinë dhe dërgimin e saj nga opozita në Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se marrëveshja s’ka si të jetë anti-kushtetuese, pasi ka kaluar të gjitha filtrat pasa se të nënshkruhej nga dy kryeministrat.

‘Qëndrimi jonë dhe i kësaj marrëveshje e është e drejta e gjithë kujt ta çojnë në GJK. Por nuk ka si të jetë anti-kushtetuese kur ka kaluar të gjitha filtrat me palën italiane. Kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha filtrat para se të nënshkruhej nga të dy kryeministrat.’- tha Manja.

Sa i takon çështjes Beleri dhe akuzave të Sali Berishës në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, Manja tha:

‘Në fakt të thamë të drejtën sinqerisht ka kohë që nuk e marr seriozisht Berishën pasi ka humbur sensin e kohës dhe të realitetit. Çështja Beleri është çështje që i takon drejtësisë edhe sa i takon çështjes së fundit. Në vendimin e Gjykatës së Lartë e keni arsyetimin e saktë që ka të bëjë me arsyetimin ligjor që ka mbajtur Ministria e Drejtësisë. Berisha ka kohë që është jashtë realitetit.’- tha Manja.