Ky shtrëngim duarsh mes kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Taip Erdogan këtë të enjte në Athinë shënjoi erën e mirë që duket se po fryn më në fund në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kreu i shtetit turk u shfaq i buzëqeshur pas 6 vitesh në kryeqytetin grek ku prit fillimisht nga presidentja dhe më pas nga kryeministri i vendit. Mitsotakis tha pas takimit 90 minutësh se vizita ishte një kapitulli i ri në marrëdhëniet mes 2 vendeve.
“Greqia dhe Turqia duhet të jetojnë në paqe, të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre dhe ato që nuk mund të zgjidhen, nuk duhet të çojnë në kriza. Ndjej një borxh historik për t’i afruar të dy vendet”.
Edhe Erdogan u shfaq optimist në komentet e tij, duke folur për nevojën e zhvillimit të një “dialogu konstruktiv”.
“E them hapur. Nuk ka asnjë problem kaq të madh mes nesh që nuk mund të zgjidhet nëse ecim me mirëbesim dhe fokusohemi në pamjen e madhe. Vendet duhet të mbajnë kanale të hapura komunikimi”.
Kryeministri grek konfirmoi se do të nisë një plan që u ofron qytetarëve turq viza 7-ditore për të vizituar 10 ishujt grekë pranë Turqisë. Ndërsa Erdogan konfirmoi dyfishimin e shkëmbimeve tregtare. Përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike dhe shelfi kontinental u konfirmua si e vetmja pikë dallimi midis dy vendeve. Të dy ranë dakord për rinisjen e bisedimeve të lëna përgjysmë në 2017-ën. Mitsotakis tha se ka ndërmend të vizitojë Ankaranë në pranverë.