Një 41 vjeçar u ekzekutua sot paradite në qytetin e Fierit. Vrasja u shënua rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’
Në njoftimin e policisë thuhet se policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij
Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier. “Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit