Për dy net me radhë në Libohovë u mbajt Festivali Tipologjik i Polifonisë, në edicionin e tij të XV-të.

Në skenën e festivalit, grupet polifonike sollën krijimet më të mira te trevave që përfaqësojnë, si vlerë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

“Për Libohoven e libohoviteve, per Libohoven e Avni Rustemit do të sjelle dy këngë epike. Nje  këngë për Avni Rustemin dhe një këngë humoristike”,- është shprehur Guri Rrokaj këngëtar nga Mallakastra, i cili ishte pjesë e festivalit.

 “Grupi polifonik i Himarës prej 4 dekadash përfaqëson me dinjitet polifoninë himariote”,- ka deklaruar Katina Beleri, këngëtare nga Himara, po ashtu pjesëmarrëse në festival.

Festivali u mbyll mbrëmjen e 6 dhjetorit duke demonstruar edhe një herë larminë e këngëve folklorike dhe kostumeve popullore të Jugut.