Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e ka cilësuar të suksesshme vizitën e tij në Athinë, pas gjashtë vitesh marrëdhëniesh të “ftohta”.

Pas takimit me Kyriakos Mitsotakis, në një bisedë me gazetarët turq në avionin e kthimit për në Ankara, presidenti turk foli për perspektivat e bashkëpunimit me Greqinë në sektorin energjetik.

Erdogan përmendi po ashtu Mbrojtjen teksa theksoi se dëshiron që në Egje të mos ketë më “luftime qensh”. Kurse, sa i përket situatës në lindjen e mesme, lideri turk tha se do të donte ta shihte homologun e tij në anën e Palestinës, raportojnë mediat e huaja.

Kujtojmë se Greqia dhe Turqia kanë nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre të trazuara.

Ka qenë vizita zyrtare e presidentit Rexhep Tajip Erdogan në Athinë që ka vulosur rikthimin e qetësisë, përmes një deklarate të përbashkët me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Greqia dhe Turqia angazhohen, në kontekstin e kësaj deklarate, “të përmbahen nga çdo deklaratë, nismë apo veprim që mund të rrezikojë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e tyre