Në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore të Bashkimi Demokratik Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, ka vendosur që kandidati për Kryeministër Shqiptar të jetë kryeparlamentari aktual, Talat Xhaferi.

Për shef të shtabit zgjedhor është zgjedhur Fatmir Besimi. Mandati i Kryeministrit shqiptar nis në fund të Janarit të vitit të ardhshëm.

Lajmi është bërë i ditur në profilin zyrtar të Nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani.

“Mbledhje e Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim

Vendimet:

1. Vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

2. Kryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga 28 janari do jetë Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi

3. Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor për Zgjedhjet 2024 u zgjodh Fatmir Besimi

4. Autorizohet Kryetari i Partisë që të vazhdojë diskutimet me partitë politike dhe të marrë vendim për koalicionimet eventuale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare”,  thuhet në njoftimin e Bujar Osmanit.