Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Durrësit. Në pranga ka rënë Adem Dervishi i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane që e akuzojnë për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “trafik të lëndëve narkotike”.
Arestimi i tij është bërë i mundur pas disa minutash ndjekje nga forcat operacionale të policisë në lagjen nr.14. Në momentin që e ka parë se ishte nën ndjekje, Adem Dervishi ka tentuar të ikë me vrap nga efektivët e policisë.
Ndërkohë pritet që në vijim të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë, ku gjykata i ka caktuar masën “arrest me burg”.