Në lartësinë mbi 1100 metër janë rikthyer rreshjet e borës në Korçë. Me intensitet të lartë janë shënuar në fshatin turistik të Dardhës, ku momentalisht trashësia ka shkuar deri në 5 cm por kalimi me mjete bëhet lirshëm.

Edhe në Voskopojë ka rreshje bore me intensitet mesatar, por nuk ka rruge të bllokuara, ndërsa kontraktorët në terren.

Reshje dëbore ka edhe në aksin rrugor Korçë – Kapshticë. 2 borëpastruese në terren për kriposjen e rrugëve, ndërsa aksi ndërkombëtar mbetet i hapur

Në zonat e ulta rreshjet bien në formën e shiut. Momentalisht nuk raportohen ndërpreje të energjisë elektrike.