Gjatë fjalës së tij në seancën ku GJKKO do caktojë masat për të akuzuarit për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se akuzat ndaj tij dhe stafit janë ngritur në bazë të opinionit politik dhe mediatik.
Në media është publikuar tashmë dëshmia ku Koka e konsideroi veten si “viktimë” të Berishës dhe Partisë së Lirisë të cilën e etiketon si “partiçkë e vogël”.
“Kërkoj ndjesë gjithë stafit nëse janë këtu për shkakun tim. Ata kanë bërë më të mirën që mund të bënin. Akuzat janë ngritur mbi bazë të opinionit politik e mediatik. Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Ndjesë të gjithë juve (personave që janë akuzuar në dosjet ku ai është pjesë)”- është shprehur ai.