Sipas informacioneve nga vendngjarja, si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime 2 persona, pa rrezik për jetën.
Shkak i aksidentit të shumëfishtë dyshohet të jenë bërë prezenca e ngricave në rrugë.
Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ambualanca dhe zjarrfikësja.
Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokuar për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.