Ditën e sotme kanë ndodhur disa ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit në disa qytete.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur këto ndryshime brenda radhëve të uniformave blu.

Mësohet se Altin Lila nga shef i Komisariatit nr 3 në Tiranë shkon në krye të Komisariatit nr 1 duke zëvendësuar në këtë post Petrit Hala.

Ky i fundit emërohet në Librazhd. Ndryshime ka patur edhe në rrethe si dhe në policitë kufitare. Arben Caka është caktuar drejtor kufiri në Durrës.