Opposition supporters protest in front of the state election commission in Belgrade, Serbia, December 18, 2023. REUTERS/Marko Djurica

Opozita serbe shpërtheu në protesta pas qartësimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme të së Dielës.

Mijëra mbështetës të grupimit kryesor opozitar “Serbia kundër dhunës” protestuan para Komisionit të Zgjedhjeve, në veçanti për rezultatin e zgjedhjeve bashkiake që u zhvilluan në Beograd krahas atyre parlamentare. Opozita kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve në kryeqytet, pasi akuzon presidentin Aleksandër Vuçiç se ka manipuluar rezultatin, duke regjistruar banorë në zona të ndryshme të kryeqytetit, vetëm për të shtuar numrin e votuesve për partinë e tij Progresive.

Drejtuesit e koalicionit opozitar Mirosllav Aleksiç dhe Mirinka Tepiç shkuan në Komisionin zgjedhor për të paraqitur ato që sipas tyre janë prova të manipulimit të zgjedhjeve, ndërsa thanë se do të hyjnë grevë deri në përsëritjen e zgjedhjeve.

Pretendimet për manipulime mbështeten edhe në raportet e monitoruesve ndërkombëtare, të cilët konstatuan po ashtu blerje votash nga përfaqësuesit e partisë së Vuçiçit dhe përdorimin e pushtetit qeveritar mbi median për të ndikuar në opinionin publik në favor të Partisë Progresive.