Mbrëmë gjatë natës, me urdhër të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, janë marrë masat që të burgosurit si Vangjush Dako, Alqi Bllako, Lefter Koka, Fredi Beleri, Lefter Alla dhe Safet Gjici të transferohen nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.

Lajmin e konfirmojnë burimet zyrtare pranë burgut, ndërkohë bëhet me dije se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit. Kujtojmë se pak ditë më parë u cënua rëndë siguria në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

Paraburgimi i Durrësit kishte mbledhur të akuzuarit VIP, pasi në të njëjtin institucion ndodhen edhe ish-kryebashkiakë, ish-ministra e ish- deputetë.