Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për aksionin e AMP falë të cilit u arrestuan 2 doganierë, u shpall në kërkim një tjetër dhe 3 punonjës të Antikontrabandës, nën akuzën se kanë lejuar futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

Balla shkruan se goditja e realizuar së fundmi, është mesazh ndaj kujtdo që i shkon në mendje që të marrë shuma të caktuara monetare në këmbim të shkeljes së detyrës.

“|Një bravo e merituar për Agjensinë e Mbikqyrjes Policore e cila ka goditur mbrëmë gjatë natës një rast flagrant kontrabande duke arrestuar fajtorët. Policia e Shtetit dhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik. Goditja e mbrëmshme është një mesazh i qartë ndaj kujtdo, të cilit i shkon në mendje të kthejë pas kohën e kaluar, kur “ngrihej trau” për të mbushur xhepat e disa personave, na bën më të vëmendshëm për t’i goditur fort këto tentativa”- shkruan Balla.