Ka qenë do ta quaja një situatë tepër e vështirë, por falë ndërhyrjes dhe koordinimit të mirë mes forcave zjarrfikëse dhe ndërhyrjes së të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, këtu flas që nga Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Patrullën e Përgjithshme, shërbimin “Shqiponja” dhe u desh edhe ndërhyrja jetike si gjithmonë, e forcave RENEA, të cilët për shkak të profesionalizimit të spikatur ndërhynë në kohë në banesa që u informuam që nuk ka banorë, por pas verifikimeve dhe hyrjes me forcë në këto banesa, djemtë e RENEA-s gjendën njerëz të cilët ndodheshin në shtëpi të asfiksuar dhe falë punës së tyre dhe Zotit janë tashmë jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh ai.
Sipas tij, rreziku nuk ka përfunduar ende dhe po punohet nga zjarrfikësit pasi ka ende disa vatra të ndezura. Në ndihmë të zjarrfikësve në Lushnje kanë shkuar edhe ata nga Fieri, Tirana dhe Durrësi.
“Rreziku nuk ka përfunduar pasi ka ende disa vatra më të vogla zjarri në pjesën lindore të ndërtesës dhe aty po punojnë shërbimet zjarrfikëse. Temperatura është shumë e lartë për shkak të zjarrit që ka qenë në katin e 3 dhe është krijuar një zonë tampon që mos shpërndahet në zonat e tjera”, tha Balla.
Teksa u pyet për shkaqet e zjarrit, Balla tha se pasi zjarri të vihet nën kontroll do të ketë një hetim të plotë.
“Nuk jam prokurori i çështjes, por dua t’ju them që policia ka krijuar një kordon sigurie dhe pasi të ketë përfunduar dhe shpresojmë që zjarri do vihet në kontroll do të ketë një hetim të plotë për të parë kush janë arsyet e zjarrit. Nuk dua të bëj asnjë lloj deklarate hipotetike sepse dua që hetimi të jetë i plotë dhe dua që në fund të kësaj situate të vështirë të mos ketë asnjë jetë të humbur”, tha ai.