Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Dhomës së Avokatisë, kështu që harta e re gjyqësore do të mbetet në fuqi.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë kundërshtoi si antikushtetues hartën e re gjyqësore, proces i cili u hap tre muaj pasi u zbatua reduktimi i ndjeshëm i gjykatave, ndodhur nga janari deri në 1 korrik 2023.
Për komunitetin e avokatëve që vitin e kaluar protestuan dhe bojkotuan gjyqet në rang vendi, shkrirja e gjykatave të apelit duke lënë vetëm në Tiranë dhe eliminimi i gjykatave administrative në dy, një në kryeqytet dhe një në Lushnjë, ka shkelur parimet kushtetuese dhe interesin e qytetarëve.