Edhe dy ditë liri për Sali Berishën. Edhe këtë të enjte, Gjykata Antikorrupsion nuk mundi të shprehet mbi propozimin e SPAK që e do të mbyllur nën arrest shtëpiak ish kryeministrin Sali Berisha.

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, avokatët e Berishës kanë përsëritur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës, avokati Gjokutaj tha se seanca u shty për ditën e shtunë në 12:00, dhe pala mbrojtëse e Berishës do dorëzojë sërish prova mbi kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Siç u njoftuam dje, kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat prej tre ditësh. Sot kemi marrë provat në sekretari, gjykata e shtyu për të shtunën shpalljen e vendimit. Akoma sot kemi marrë provat. Me provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.  Atëherë janë ato prova që provojnë një anshmëri të gjyqtares. Dje thatë, hetimi është sekret, un i qëndroj ligjit.“