Ka mbërritur pak çaste më parë në ambientet e GJKKO avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, pasi pas pak pritet të nisë seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë së kërkuar nga SPAK.

Sokol Mëngjesi ka deklaruar për gazetaren Anila Hoxha se e ka dorëzuar kërkesën e radhës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka me postë, mirëpo sekretaria e Gjykatës e ka mohuar, duke u shprehur se nuk është dorëzuar asnjë kërkesë.

Avokati mëngjesi ka deklaruar sërish për gazetaren se sapo e ka njoftuar sekretarinë që e ka nisu një kërkesë.