Prokuroria e Posaçme i ka miratuar kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit lejen disa orëshe për të marrë pjesë në ceremoninë mortorë të gjyshes së tij, e cila ka ndërruar jetë një ditë më parë.

Beleri mësohet se do të qëndrojë vetëm në ceremoninë mortore, i shoqëruar nga efektivë të burgjeve dhe më pas duhet të kthehet sërish në paraburgim.

Kryebashkiakui zgjedhur i Bashkisë së Himarës ndodhet i arrestuar për korrupsion në zgjedhje. Ai ka kërkuar disa here leje te posaçme për tu betuar si kryebashkiak por kërkesa i është refuzuar nga prokuroria, pasi një leje e tillë nuk parashikohet në ligj. 

Leje e posaçme jepet vetëm për raste vdekjesh, arsye shëndetësore dhe provime.