Gjykata e Posaçme e Apeli la të pandryshuar vendimin që mbylli në qeli ish-drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, ish-efektivin e policisë Dedan Gjonin dhe dy të tjerë.
Ata u arrestuan disa javë më parë pas përmbylljes së hetimeve paraprake për dosjen e ashtuquajtur Metamorfoza 2.
SPAK thotë se ka dyshime që Erzen Breçanin është përfshirë në pastrim parash, si dhe ka përkrahur autorë krimesh.
Teksa ish-polici Dedan Gjoni dyshihet se ka siguruar kushte për vrasjen e dy vëllezërve dhe se është përfshirë në trafik narkotikësh.
Bazë të hetimeve dosja e SPAK ka komunikimet e anëtarëve të grupit kriminal në aplikacionin SKY, ku u zbardhën gjithashtu edhe 5 rastë të trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Këtë të enjte, Gjykata e Apelit gjithashtu la në burg pa afat Behar Bajrin, i cili u arrestua me dyshimet se është organizator i disa ngjarjevë kriminale, atentate dhe atentate të mbetura në tentativë në Shkodër dhe Tiranë.
Bajri u ekstradua disa javë më parë nga Franca në Shqipëri për t’u përballur me ngjarjet e zbardhura nga komunikimet në SKY.