Nje ngjarje e denje per skenar filmi ka ndodhur ne Sarande ,Do merrnin peng një 49-vjeçar, në pranga te policise rane Juljan e Sandri Brinja, Gjergji Prenga dhe Angelos Tsimperis

Policia e Sarandës thotë se ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Sipas policisë 4 persona janë vënë në pranga pasi do të merrnin peng një 49-vjeç. Në pranga kanë rënë Juljan e Sandri Brinja, Gjergji Prenga dhe Angelos Tsimperis.  Në makinën e 4 të rinjve u gjet një pistoletë.

‘Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe lidhëse plastike që do të përdoreshin për këtë ngjarje.         

Falë inteligjencës policore dhe si rezultat i hetimeve të thelluara që po kryhen intensivisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura së fundi dhe për të parandaluar ngjarje të tjera të mundshme kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, duke vlerësuar edhe informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.