Nga fundi i dhjetorit dhe në ditët e para të janarit, situata epidemiologjike ka nisur të rëndohet në të gjithë vendin.
Raportohet mbi 11 mijë raste më infeksione respiratorë në javë por numri i të prekurve është edhe më i lartë pasi shumë persona nuk shkojnë të vizitohen te mjeku.
Ajo që vihet re është rritja e numrit të rasteve me grip dhe me Covid. Sipas Institutit të Shëndetit Publik po predominon virusi i gripit, kryesisht varianti A, por ndërkohë ka një rritje të lehtë edhe të rasteve me Covid 19.
Ne kemi kapur edhe grip edhe Covid në bazë të survejancës ne kemi kapur në jave 43 raste me grip”, shpjegon drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini.
Në Shërbimin Infektiv janë 5 pacientë të shtruar, të infektuar me covid. Por me uljen e temperaturave që pritet të na shoqërojnë javën tjetër, kurba e infektimeve pritet të vijojë rritjen si kundër ka nisur si për sa i përket Covid ashtu dhe rasteve me grip, ku gjithmonë fundi i muajit janar fillimi i muajit shkurt shënon pikun.
“Pas pandemisë, kurba ka pësuar ndryshime, por këtë pritshmëri kemi nga fundi i janarit dhe në dy javët e para të shkurtit”, thotë Tomini.
Me të prekurit nga kjo situatë gripale janë të vegjlit të cilët rendin të gjithë drejt urgjencës pediatrike ku numri i vizitave ka shkuar në 300 në ditë.