Ilir Beqaj është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme për të tretën herë për çështjen e sterilizimit.

Burime pranë organit të akuzës konfirmojnë se Beqaj është thirrur nga dy prokurorët e çështjes Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim. Pak ditë më parë Beqaj bëri thirrje ti dorëzonin kompjuterin e sekuestruar pasi aty sipas tij ka materialet e sterilizimit, si dhe ti vinin në dispozicion auditet që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit në të cilët Prokuroria është bazuar për të ngritur akuzën ndaj tij dhe personave të tjeri, si ish-zv ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni që ka fituar koncesionin Ilir Rrapaj.

Beqaj u akuzua fillimisht për shpërdorim detyre e pas sugjerimit të GJKKO, iu shtua edhe akuza për falsifikim të vulave e stampave zyrtare por ajo ajo e korrupsionit. Beqaj gjithashtu është person nën hetim për çështjen e chekapit dhe disa ditë më parë iu kontrollua banesa pasi ka dyshime se ka abuzuar edhe  me fondet e SASPAC.