Lokali i një shqiptari është sulmuar me armë gjatë orëve të para të mëngjesit në Athinë. Të shtënat me armë janë regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të 8 9 janarit, në lokalin Venus, që ndodhet në rrugën Parashqevopulu, në lagjen Patisia.

Sipas mediave greke, në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja, ndërsa nga plumbat janë thyer edhe xhamat e lokalit.

Duke qenë se ishte një orar që nuk ka lëvizje dhe kafja ishte e mbyllur, nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas mediave, Pronari i lokalit ‘Venus’ rezulton shtetasi shqiptar Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.