Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pranë rrethrrotullimit në zonën e Selitës.

Sipas informacioneve, një person ka mbetur i plagosur me armë në këmbë. Ai është dërguar në spital .

Mësohet se I plagosuri është Zamir Kalemi. Ai shtë plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet e para dyshohet se 35 vjeçari është qëlluar me kallashnikov.

Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe nisën hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe rrethanave.

Pak minuta më pas u mësua për një makinë të djegur në Bërzhitë, që dyshohet se ka lidhje me plagosjen tek rrethrrotullimi i Selitës në Tiranë

Info e policisë!

“Më datë 12.01.2024, rreth orës 22:55, tek rrethi i Selitës, është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi Z. K., rreth 35 vjeç, i cili është transportuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. 

Shërbimet e DVP Tiranë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi policia e Tiranës.