SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden nuk u prit mirë nga votuesit e shtetit të Pensilvanisë gjatë një vizite në disa biznese të vogla për të promovuar planin e tij ekonomik Bidenomics. Gjatë vizitës së tij, ai ndaloi në një dyqan atletesh, dyqan biçikletash dhe në një kafene në qendër të qytetit lindor të Pensilvanisë. Vizita e presidentit vjen pasi kompanitë kryesore përfshirë Citigroup, Amazon dhe Google njoftuan pushime masive nga puna ditët e fundit.

Shko në shtëpi, Joe”, bërtiti dikush ndërsa presidenti i rritur në Pensilvani hyri në një dyqan biçikletash në Emaus. “Je një dështak”, bërtiti një tjetër.

Unë quhem Joe Biden dhe punoj për guvernatorin dhe senatorin”, tha presidenti me shaka teksa hyri në ‘Nowhere Coffee Co’ bashkë me guvernatorin e Pensilvanisë Xhosh Shapiro dhe senatorin Bob Kejsi.

Në një qendër trajnimi për zjarrfikësit në Allentaun të Pensilvanisë, Baiden vuri në dukje të dhënat e fundit të opinionit të konsumatorit dhe tha se njerëzit kanë ndjesi më të mira për ekonominë.

“Nëse e vini re, ata ndihen shumë më mirë se si po ecën ekonomia. Por nuk u kemi bërë të ditur se kush e ka ndryshuar këtë. … Të gjithë janë më mirë dhe e besojnë këtë. E dinë këtë. Dhe sapo ka filluar të kuptohet”, tha Biden në përgjigje të pyetjes së një gazetari.